O'Brien pas fjalëve të Grenellit për lirimin e Thaçit: Politikëbërës, mbani shënime
Ish këshilltari i Sigurisë Kombëtare në administratën e Donald Trump, Robert C. O’Brien ka kërkuar që politikëbërit të marrin shënime kur flet Richard Grenelli.
Grenell ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Hashim Thaçit nga Haga dhe ndryshimin e drejtimit të Evropës në strategjinë e tyre për Kosovën dhe Serbinë.
O’Brien shkroi këto fjalë pasi e shpërndau postimin e tij në Twitter:
“Kur ish i dërguari special i Presidentit për bisedimet Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell flet për këtë çështje, politikëbërësit duhet të marrin shënime...” – tha ai.
Ai tha që duhet intervenim serioz amerikan për të kthyer procesin e paqes aty ku ka qenë. O’Brien mbajti pozicionin e këshilltarit të sigurisë kombëtare prej vitit 2019 e deri në vitin 2021. Ai kishte ardhur pas largimit të John Boltonit, ndërkohë që në administratën Biden ky pozicion mbahet nga Jake Sullivan.
Statusi i z. O'Brien:
When former Special Presidential Envoy for Serbia-Kosovo negotiations, Ambassador @RichardGrenell, speaks on this issue, policy makers should take note. Serious US intervention is required to get this peace process back on track. https://t.co/PTZwpMkGan
— Robert C. O'Brien (@robertcobrien) December 12, 2022
