Intervistë | Richard Grenell: Asgjë personale me Kurtin, ishte miqësor me mua – por po i thotë JO çdo kërkese amerikane - NACIONALE

Intervistë | Richard Grenell: Asgjë personale me Kurtin, ishte miqësor me mua – por po i thotë JO çdo kërkese amerikane

1 vit më parë

nga NACIONALE

Richard Grenell vazhdon të merret me Kosovën, derisa ish presidenti Donald Trump duket më popullor se kurrë në politikën amerikane. Çka mendon Grenell për propozimin franko-gjerman? A ka diçka personale kundër kryeministrit Albin Kurti? Qysh i komenton ai politikën e Kurtit në raport me Amerikën? Më poshtë keni intervistën e dhënë për gazetën Nacionale.

Kosova po kalon në momente mjaft dramatike sa i përket dialogut me Serbinë dhe raporteve me Amerikën.

Mbrëmë, kryeministri Kurti vendosi ta zbuste paksa vendimin e tij për të mos përmbushur kërkesën personale të Sekretarit Blinken për shtyrje të zbatimit të vendimit për targa për 10 muaj. Kurti e kishte zbutur edhe një vendim të Reciprocitetit në shkurt 2020, kur atë ia kërkonte vetë Richard Grenell.

Dhe, ashtu si Grenell edhe Blinken nuk ishte mirënjohës ndaj veprimeve të Kurtit. Përkundrazi, isthe i zhgënjyer.

Çka mendon për gjithë këto ish dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi dhe ish ambasadori amerikan në Gjermani?

NACIONALE:

Në ditët e fundit në Kosovë ka pasur spekulime (dhe jo vetëm spekulime) rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, ndërmjetësuar nga Gjermania dhe Franca dhe mbështetur nga ShBA-ja. A keni ndonjë informacion për këtë gjë? Nëse po, cila është përmbajtja e këtij plani të ri?

GRENELL:

Ideja gjermano-franceze është shumë e mjegullt dhe pa detaje. Madje as s’mund të quhet propozim sepse ka vetëm qëllime të përgjithshme – asgjë specifike. Mendoj se kushdo që e ka shkruar, nuk ka qenë i përfshirë në rajon sepse nuk arrin të flas për asnjë detaj. Palët nuk do të nënshkruajnë diçka që s’është specifike – e kanë mësuar mësimin që evropianët flasin shumë por rrallë i bëjnë vepra fjalët. Për shembull, Kancelarja Merkel më kishte thënë para shumë vitesh se qeveria gjermane do ta zbatonte liberalizimin e vizave, por ende s’ka ndodhur.

NACIONALE:

Ditë më parë, Gabriel Escobari vizitoi Prishtinën. Ai tha në një intervistë se Sekretari Blinken i kishte kërkuar personalisht Kosovës që ta shtynte afatin për ndërrimin e targave ilegale për serbët e Kosovës për 10 muaj. Escobari tha se ishte I zhgënjyer me përgjigjen e autoriteteve kosovare. Cili është komenti juaj?

GRENELL:

Albin Kurti e ka refuzuar çdo ide që amerikanët e kanë shtyrë përpara. S’ka rëndësi nëse propozimi vinte nga Republikanët apo Demokratët, Kurti i ka refuzuar të gjitha. Çdokush që është përfshirë në procese e di se kjo është e vërtetë. Ekipi i (presidentit) Biden vetëm tash po e kupton sepse Shtëpia e Bardhë e Bidenit nuk i ka kushtuar vëmendje rajonit të Ballkanit.

Kosovo PM confirms: It was Grenell's proposal to name Ujman Lake after President Trump - Gazeta Express

NACIONALE:

Në Kosovë ka zëra që thonë se “ju keni diçka personale kundër z. Kurti?” A keni çfarë të thoni për këtë gjë?

GRENELL:

Jam takuar me Kurtin disa herë dhe më pëlqen si person – ai është gjithnjë miqësor e i këndshëm me mua por gjithnjë i thotë JO propozimeve amerikane. S’ka nevojë të jemi miq personalisht por duhet të jemi aleatë. Njerëzit në Kosovë që e mbështesin Kurtin si kryeministër duhet ta kuptojnë se edhe Republikanët e edhe Demokratët në Amerikë janë shumë të frustruar me lidershipin e tij dhe me refuzimin e ideve amerikane. Sot, ne shohim bile edhe Administratën Biden që lëshon deklaratë direkte ku shpreh zhgënjimin e saj. Po ashtu, mendoj se shumicës së amerikanëve iu mungon Hashim Thaçi.

NACIONALE:

Evropa dhe ShBA-të janë më vigjilente rreth situatës në Kosovë pas agresionit rus në Ukrainë. Ata janë kundër çfarëdo provokimi që mund të eskalojë tensionet në veri të Kosovës gjatë kësaj kohe. A mendoni se Kurti është mjaftueshëm konstruktiv në këtë pikë?

GRENELL:

Për fat të keq, Kurti po e largon Kosovën nga ShBA-ja në të njëjtën kohë që presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka emëruar një kabinet të ri (qeveritar) që është më pro-Perëndimor. Ndërkohë që ne gjithnjë duam të shohim më shumë progres nga rajoni për të refuzuar propozimet ruse e kineze jemi mirënjohës që Serbia po afrohet me ShBA-të.

Lajme të ngjashme