Nxjerrët vetura nga lumi Lepenc, raportohet se dy trupa të njerëzve janë brenda saj
Është nxjerrë nga lumi Lepenc vetura e cila ishte raportuar se ishte gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Klan Maqedonia ka bërë të ditur se vetura është me targa të Kosovës dhe brenda saj duken dy trupa njerëzish.
“Nga këtu shoh dy trupa njerëzish. Trupin e tretë do e shohim kur të afrohet vetura dhe të fillojë punën prokuroria.” – ka bërë të ditur gazetari i Klan Maqedonia në në edicionin e lajmeve.
Bëhet e ditur se vetura i përket familjes Pacolli nga Kosova, ku mbrëmë kishte rënë në ujërat e lumit Lepenc, dhe brenda saj ishin tre persona.
Ndërsa një person i katër ka arritur mbrëmë që të shpëtoj, ku ishte dërguar në spital.
