Raportohet se është gjetur një veturë në lumin Lepenc
Një veturë raportohet të jetë gjetur në lumin Lepenc rreth 200 metra larg vendit ku ndodhi fatkeqësia ditën e djeshme.
Aksioni po vazhdon ende për gjetjen edhe të tre anëtarëve tjerë të familjes Pacolli nga Kosova, që së bashku me automjetin e tyre BMW ranë në lumë.
Policia e Maqedonisë së Veriut ka informuar se me urdhër të Prokurorisë është arrestuar një ngasës 64 vjeçar nga Shkupi, që po dyshohet se përplasi me veturë veturën e familjes nga Kosova.
Edhe më tej nuk ka një konfirmim zyrtar nëse vetura i takon kësaj familjeje.
Prokuroria ka dhënë një version preliminar të asaj se si mund të ketë rrjedhur ngjarja:
““Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur vetura Volkswagen Touran me targa maqedonase ka tejkaluar një kolonë veturash. Në momentin kur ka arritur paralelisht me një veturë BMW me targa kosovare që lëvizte në të njëjtën kolonë, dy automjetet janë afruar dhe janë përplasur anash, pas së cilës vetura kosovare me katër pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në lumin Lepenc,”