Nushi: Presidentja paradite vizitoi QKUK-në, pasdite u shtrua në spital privat për idhëz
Aktivisti i Partisë Social-Demokrate, Nol Nushi, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook në lidhje me operimin e presidentes Osmani në një spital privat.
Nushi ka goditur qeverinë e Kosovës pas këtij operimi për të cilin ka reagime të shumta.
“Presidentja me pagën më të lartë publike, paradite e viziton QKUK-në kurse në mbrëmje shtrohet në spital privat për të shëruar idhëzën.” – është shprehur ajo.
Ai ka përmendur edhe rastin e Arben Vitisë, i cili është emëruar drejtor i një spitali privat.
Çka raportoi Nacionalja?
Kujtojmë se ishte Gazeta Nacionale ajo që duke u thirrur në burimet e saj, raportoi për shtrirjen e Vjosa Osmanit në spitalin privat "Aloka".
Veç kësaj, Nacionale telefonoi edhe drejtorin e këtij spitali privat, Halit Maloku.
Ky i fundit, para pak kohësh nuk e kishte pohuar e as mohuar praninë e Osmanit në spitalin ku ai ushtron detyrën e drejtorit.
Nacionale përmes burimeve kishte mësuar se presidentja e vendit Vjosa Osmani është shtrirë në spital, gjë kjo më pas e konfirmuar nga gazetarët që kanë shkuar në spitalin e përmendur.
Burimet i kishin thënë gazetës se bëhet fjalë për një problem në idhëz, e për të cilin mund t’i jetë dashur operacioni.
“Problemi në idhëz mund t’i jetë shkaktuar nga dieta,” – i tha ai Nacionales. Veturat e Presidencës janë parë jashtë spitalit Aloka nga gazetarët e Nacionales.