Nuk ka kuorum, vazhdimi i seancës për zgjedhjen e presidentes shtyhet për në ora 14:00
Kryetarja e Kuvendi, Albulena Haxhiu, ka e ka ndërprerë vazhdimin e seancës për zgjedhjen e presidentit pak minuta pasi e ka filluar.
Ajo ka bërë me dije se përpjekjen e radhës për vazhdimin e kësaj seance, e cila ka nisur dje, do të bëhet në ora 14:00.
Derisa i ka lexuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese , ajo e ka ftuar opozitën që të marrë pjesë në këtë seancë.
Në këtë përpjekje për vazhdimin e seancës nuk kanë marrë pjesë askush prej opozitës.
Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë hyr në ndërtesën e Kuvendnit, po nuk do të marron pjesë në seancë.
Edhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, para vazhdimit të seancës ka bërë thirrje që opozita të marrë pjesë në seancë.
Ajo ka bërë thirrje të ndalen akuzat mes deputetëve dhe të gjendet zgjidhje për zgjedhjen e presidentit.
“Besoj që Kryetarja e Kuvendit kur të fillojë vazhdimin e seancës do të bëjë edhe një thirrje për opozitën, jemi dëshmitarë që edhe deputetët e opozitës janë shumica prej tyre këtu në Kuvend dhe i ftojmë që të vijnë në sallë dhe të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm për të vazhduar tutje punën duke shmangur edhe një palë zgjedhje të reja”, ka thënë ajo.
Deputetja e VV-së ka komentuar edhe publikimin e 15 nënshkrimeve të deputetëve të LDK-së.
“E kemi parë dje edhe kryetarin e LDK-së që prezantoi një listë me nënshkrime ndonëse pa një emër specifik, por e vërteta është që ato nënshkrime nuk i janë njoftuar as kryeministrit Kurti as mua si shefe e GP-së në mënyrë që të bashkëngjisim nënshkrimet e deputetëve tanë... Konsideroj që përtej fajësimit ose hedhjes së akuzave, e rëndësishme është të gjejmë zgjidhjen dhe ta zgjedhim presidentin”, ka thënë ajo.