Nominimi i Konjufcës për kryeministër, Musliu-Shoshi: Ali Hoxha - Hoxhë Alia, krejt njëjtë
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka komentuar veprimin e VV-së për nominimin e Glauk Konjufcës si mandatar i dytë për formimin e qeverisë.
Ajo ka vlerësuar se Kurti dhe Konjufca janë të njëjtë.
Në profilin e saj në “Facebook”, deputetja e PDK-së ka shkruar se VV-ja nuk i ka numrat.
“Ali Hoxha — Hoxhë Alia, krejt njëjt! Propozimi i Glauk Konjufcës si mandatar i ri nga Vetëvendosje vetëm sa e thellon krizën në të cilën ndodhemi. Për ta bërë Glaukun kryeministër duhen 61 nënshkrime, por duket se po e harrojnë që numrat nuk dalin me dëshira e as me propagandë. Populli mat me punë, besim e drejtësi!”, ka shkruar ajo.