"Njohje e plotë e Kosovës në BE dhe OKB", Financial Times: Rama avokoi për një "konferencë të nivelit të lartë" me fuqitë perëndimore - NACIONALE

"Njohje e plotë e Kosovës në BE dhe OKB", Financial Times: Rama avokoi për një "konferencë të nivelit të lartë" me fuqitë perëndimore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar organizimin e një konference të nivelit të lartë, në të cilën do të merrnin pjesë liderët e Francës dhe Gjermanisë, për të adresuar situatën aktuale në vazhdën e tensioneve të vazhdueshme në veri të Kosovës. Qëllimi i kësaj konference, sipas Ramës, është njohja e plotë e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara. Ai ka përfshirë edhe nevojën e angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces, shkruan Financial Times.

Rama e ka parë nevojën e një “konference të nivelit të lartë” ku përfshihen liderët e Francës dhe Gjermanisë dhe riangazhimin e ShBA-ve si “mënyrën më të mirë për të dalë nga kjo çmenduri e pafund”.

Qëllimi i kësaj konference, sipas Financial Times, duke cituar fjalët e Ramës, është njohja e plotë e Kosovës në BE dhe në Kombet e Bashkuara. Nuk është e lehtë të ndryshosh rrjedhën e historisë, kjo kërkon lidership. Por nëse Franca dhe Gjermania mund ta bëjnë atë [pas Luftës së Dytë Botërore], nëse Arabia Saudite dhe Izraeli mund ta bëjnë atë, atëherë ne e dimë se mund të ndodhë.”

Në kontekst të sulmeve të fundit në Banjskë të Zveçanit që rezultoi të ishte një plan i detajuar ushtarak për “aneksimin total të veriut”, Rama tha se “Kosova është një pikë e nxehtë”. Ai i ka thënë prestigjiozes britanike se veriu i Kosovës është shndërruar në "një tokë të askujt ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje”.

“Me kalimin e viteve është bërë një tokë e askujt ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje”. - ka thënë Rama.

Rama foli edhe për përfshirjen e mundshme të Rusisë në sulmin e 24 shtatorit, duke thënë se qëllimi i Kremlinit ishte “të shihte një Donbas të vogël në Kosovë”.

“Kremlini do të dëshironte gjithashtu të shihte një Donbas të vogël në Kosovë dhe të ndezte një zjarr separatizmi në mes të Evropës”, tha Rama.

Ndërsa dje, duke folur për sulmin paraushtarak dhe terrorist në Banjskë të Zveçanit në një konferencë të përbashkët për shtyp në Zagreb me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Rama kërkoi masa ndaj Beogradit me argumentin se një ngjarje e tillë “është e papranueshme dhe e dënueshme”; teksa në rend të parë kritikoi BE-në për mosdalje me një “qëndrim të prerë ndaj Serbisë për këto zhvillime”.

Rama gjithashtu e quajti të "pajustifikueshme, të papranueshme dhe të dënueshme në të gjitha nivelet" shpallja e zisë kombëtare 3-ditore për terroristët e vrarë.

Vrasja e efektivit të policisë të Republikës së Kosovës, nga një grup kriminal i armatosur i veshur ushtarakisht në territorin e Republikës së Kosovës. Dhe, zia kombëtare që është shpallur në Beograd për anëtarët e këtij grupi; që u eliminuan nga forcat e sigurisë së Kosovës, është e pajustifikueshme, të papranueshme dhe të dënueshme në të gjitha nivelit”, tha Edi Rama.

Kryeministri shqiptar komentoi edhe grumbullim e paprecedentë të para disa ditëve të ushtrisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën, ngjarje për të cilën reaguan ashpër edhe ShBA-të.

Jo këso shfaqje me ushtri në kufirin me Kosovën, të cilat vetëm nxisin tensione dhe rrisin frymën e ndasive. Është pozitive që ushtria serbe filloi zë zmbrapset dhe tërhiqet por shumë negative që ushtria serbe përdoret për shfaqje të tilla që absolutisht nuk i shërbejnë interesave afatgjata”, tha kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Lajme të ngjashme