Njoftohet se është mbledhur kryesia e VV-së dhe diskutoi për komunat në veri
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka njoftuar opinionin se është mbledhur kryesia e kësaj partie.
Ai ka deklaruar se në këtë mbledhje është diskutuar “edhe për procesin zgjedhor për komunat në veri të vendit...”
Tutje, z. Rama ka deklaruar se kryetarëve Vetëvendosja “u uroi punë të mbarë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”.
Sipas tij, në këtë mbledhje është diskutuar edhe për çështjet politike në vend dhe ato organizative brenda organizatës.
Kujtojmë se kryetarët e komunave veriore janë ftuar për një takim nga ambasadori amerikan nesër në mëngjes.