Njihuni me Korab Rashitin, shqiptari që ‘korri’ mbi 60 mijë vota dhe u bë deputet nga Kantoni i Bernit
Korab Reshitaj është deputet në Kantonin e Bernit, vend që e ka buxhetin 15 miliardë euro. Berat Buzhala ka zhvilluar një intervistë me të, dhe kjo është pjesa e parë e intervistës.
Berat Buzhala: Korab, ku ke lindë ti?
Korab Rashiti: Kam lind në Zvicër më 1986, krejt jetën jam këtu.
Berat Buzhala: Kah është me prejardhje familja jote?
Korab Rashiti: Familja ime është nga Sllatina e komunës së Vitisë.
Berat Buzhala: A vjen në Kosovë shpesh?
Korab Rashiti: Varet, kaniherë vi, kaniherë ma rrallë.
Berat Buzhala: Ti je deputet në Kantonin e Bernit?
Korab Rashiti: Po jam deputet me SVP-në, parti e qendrës së djathtë, liberal konservatore. Jam deputeti i parë shqiptar i zgjedhur këtu me një parti të djathtë.
Berat Buzhala: Sa deputetë janë këtu në kuvend, buzhala.
Korab Rashiti: Në kuvend janë 160 deputetë, cdo deputet reprezanton një regjion, me partinë e vetë.
Berat Buzhala: E ti ke konkoru edhe për deputet nacional?
Korab Rashiti: Po, kam konkuru?
Berat Buzhala: Sa vota i ke marrë?
Korab Rashiti: Në 2023 i kam marrë 65 mijë e 223 vota.
Berat Buzhala: 64 mijë? Na bohemi deputet me 10 mijë vota në Kosovë. A t’kanë votu shqiptarët?
Korab Rashiti: Kanë votu disa, disa jo, por participimi në zzgjedhje në Zvicër është shumë i ulët. Participimi është shumë i ulët.
Berat Buzhala: E pse?
Korab Rashiti: Nuk e di. Është çudi e madhe. Shqiptarët q ëjetojnë këtu e dojnë Zvicrën, e duan kulturën këtu, i duan rregullat, por është fenomen I cuditshëm sepse nuk dojnë me participu demokratikisht, pra janë neglizhentë ose janë pa interesim.
Berat Buzhala: A ke lobu ti me marrë vota këtu?
Korab Rashiti: Po, unë kam lobu për me votu, me i mësu qysh me votu.
Berat Buzhala: A është i komplikumë votimi këtu a?
Korab Rashiti: Jo nuk është e komplikume. Në Kosovë për shembull mundesh me ia dhanë një partie votën edhe 10 kandidatëve. Por këtu, në Zvicër mundesh me ua dhënë votën 10 kandidatëve të partive të ndryshme.
Berat Buzhala: A e kanë këtë sistem këtu a?
Korab Rashiti: Po. Kjo krijon njëfarë konsensusi edhe krijon mundësi për shumë kandidatë më të mirë për deputet.
Berat Buzhala: Po de po për atë Zvicra është vend demokratik.
Korab Rashiti: Po është vend demokratik dhe ka qetësi shoqërore. Klanizimi partiak shkëputet.
Berat Buzhala: Çfarë shkolle ke kry ti?
Korab Rashiti: Unë kam kry tregtinë dhe ekonominë.
Berat Buzhala: Babai yt ka qenë gazetar i njohur në vitet e 90-ta.
Korab Rashiti: Po ka qenë i njohur në Shqipëri dhe Kosovë.
Këtu krejt jetën e kam kalu.
Berat Buzhala: Anash politikës, me cka merresh, a ke punu biznes dicka?
Korab Rashiti: Duheni me ditë që në Zvicër nuk ka vetëm politikanë. Nuk jeton prej taksapaguesve, duhet me punu, politika është plus kur duhesh me kontribuu për shoqërinë.
Berat Buzhala: Pra literalisht është kontribuim.
Korab Rashiti: Po, paguhemi kur jemi present në seancë. Nuk është rrogë shumë e madhe. Këtu nuk jeton prej rrogës së deputetit.
Berat Buzhala: Pra, ti je në kantonin e Bernit që i paska 160 deputetë, sa është buxheti i Kantonit të Bernit.
Korab Rashiti: Buxheti është 15 miliardë.
Berat Buzhala: Pra, është pesë herë më i madh se i Kosovës.
Korab Rashiti: Po, pra duhet me ditë që është vetëm për Kantonin e Bernit por ekonomia është dallimi me Kosovën vetëm Kantoni i Bernit, diku 25 herë më shumë.
Berat Buzhala: Sa banorë i ka Kantoni i Bernit?
Korab Rashiti: I ka 1.3 milionë banorë.
Zvicra i ka diku rreth 500 mijë shqiptarë. Është komuniteti më i madh edhe fuqinë elektorale munden me pasë të madhe.
(Vazhdon…)