Njerëzit e frikësuar nga tërmeti qëndrojnë nëpër rrugë, nuk shkojnë në shtëpi
Gazetarët e BBC-së kanë qëndruar në qytetin Osmaniye, në Turqinë jugore, afër epiqendrës së tërmetit shkatërrues.
Aty në rrugët e tij shihen grumbuj rrënojash kudo në rrugë dhe xhama të thyer dhe shumë ndërtesa të dëmtuara.
Shumë nga rrugët për në Osmaniye u mbyllën. Asfalti ishte dëmtuar dhe urat ishin shembur.
Gazetari i BBC-së ka folur me një familje që po qëndron pranë një zjarri të improvizuar në rrugë këtë mbrëmje, pasi ata janë shumë të frikësuar për t'u kthyer brenda.
Sa herë që ndiejmë një pasgoditje, ata mblidhen edhe më shumë në rrugë.
Tashmë, sikur për ti keqësuar edhe më shumë gjërat shiu ka filluar të bie dhe moti është edhe më i ftohtë.
Kujtojmë se numri i të vdekurve vetëm në Turqi nga tërmeti shkatërrimtar është mbi 2,370. Është rritur edhe numri i të lënduarve në 14483. /Nacionale/