Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në oborrin e shtëpisë së tij në Obiliq
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, trupi i pajetë i viktimws është dërguar në IML.
“Obiliq, 02.08.2023 – 00:08. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.