Një grua u zhduk në mënyrë misterioze në SHBA, ajo u rrit në Beograd dhe u martua me një amerikan
39-vjeçarja Ana Walshe, nënë e tre fëmijëve e rritur në Beograd, u zhduk në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk dihen ende rrethanat e zhdukjes së saj, ndërsa policia është në kërkim intensiv.
Ajo u pa për herë të fundit nga një i afërm më 31 dhjetor, kur po nisej për një fluturim drejt Uashingtonit, ku punon në një agjenci imobiliare. Që atëherë, të gjitha gjurmët e saj kanë humbur. Ajo punon prej shumë vitesh në SHBA dhe miqtë e saj tregojnë se është një biznesmene jashtëzakonisht e suksesshme.
Në kërkim ndihmon edhe shoqëria e Anës
"Ana është një grua e shquar biznesi, një nënë e dashur dhe një nga njerëzit më të shquar që njohim. Ne jemi shumë të frikësuar. Na mungon shumë dhe vetëm lutemi që ajo të jetë e sigurt", thanë miqtë për mediat amerikane. Edhe kompania e saj po ndihmon në kërkimin e Anës.
Ndërkohë, një zjarr masiv shpërtheu në ish-shtëpinë 1.4 milionë dollarëshe të Walshes në Cohasset. Zjarri ka rënë në çati dhe tre të rritur dhe një fëmijë kanë arritur të shpëtojnë pa lëndime. Policia ende nuk mund të saktësojë nëse zjarri ka lidhje me zhdukjen e Anës. Nga ana tjetër, Ana u transferua në SHBA në vitin 2005 dhe u martua me Brian Walshe. /Nacionale/