Një djalë 13-vjeçar dhe një vajzë 10-vjeçare shpëtohen nga rrënojat pas 183 orësh
Një djalë 13-vjeçar u nxor i gjallë në barelë nga rrënojat në provincën turke të Hatay, pasi kaloi 182 orë nën to, raportoi televizioni shtetëror TRT.
Në video shihet një vullnetar që i mban dorën.
Turqit raportojnë se një edhe vajzë 10-vjeçare u shpëtua 183 orë pas tërmetit
Sot, ekipet e shpëtimit shpëtuan një vajzë 10-vjeçare nga rrënojat e një ndërtese banimi në provincën jugore turke të Kahramanmaras, 183 orë pas tërmetit shkatërrues që goditi rajonin, raporton televizioni shtetëror TRT Haber. /Nacionale/