Një burrë kanoset me vrasje, pronari nuk ishte i kënaqur me punën që bëri në shtëpinë e tij në Komoran
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka kanosur përmes telefonit një burrë tjetër në Komoran të Drenasit.
Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari kishte kanosur me vrasje viktimën i cili i kishte kryer disa punime në shtëpinë e të dyshuari, mirëpo i dyshuari nuk ishte i kënaqur me punën e tij.
Rasti është duke u hetuar.
Raporti i plotë i PK-së:
KANOSJE
Komoran, Gllogoc 11.02.2023-14:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti (përmes telefoni) ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar, i cili kishte kryer disa punime në shtëpinë e të dyshuarit, por i dyshuari nuk ishte i kënaqur me punën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.
