Nis takimi i Lajçakut në Mitrovicë: Pse emisari i BE-së po takohet me Bedri Hamzën?
Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, befasoi opinionin kur u shpreh se do të takonte edhe kreun e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamzën gjatë ditës së sotme për zhvillimet në veri. Por, pse po takohet me Hamzën?
Ky takim tashmë ka filluar.
Bazuar në atë pak fjalë që tha Lajçaku pas takimit me Kurtin, ata do të diskutonin mbi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
“Është e rëndësishme të dëgjoj perspektivën e tij për veriun.” - u shpreh ai.
Lajçak u pyet edhe nëse do të diskutohej mundësia për hapjen e Urës së Ibrit, vendim ky të cilin e kishte marrë Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut. Megjithatë, nuk dha një përgjigje.
Pas këtij vendimi nga Mitrovica e Veriut, z. Hamza kishte deklaruar se çështja e urës “ishte e vonuar, stërvonuar” duke e parë si një ide të mirë.
Hamza në anën tjetër, para takimit me Lajçakun, u shpreh se nuk kishin pika specifike diskutimi të miratuara paraprakisht.
