Nis ndërtimi i Unazës Qendrore në Prishtinë, mbi 3 milionë euro vlera e projektit - NACIONALE

Nis ndërtimi i Unazës Qendrore në Prishtinë, mbi 3 milionë euro vlera e projektit

2 javë më parë

nga NACIONALE

Sot kanë filluar punimet e fazës së dytë për ndërtimin e Unazës Qendrore në Prishtinë.

Ky projekt ndërlidh pjesën e lagjes Arbëria me unazën e madhe të Prishtinës dhe pritet të kushtojë mbi 3 milionë euro.

Për këtë, kryetari i Pristinës Përparim Rama ka thënë se punët do të kryhen për 120 ditë dhe se projekti do të jetë një ndihmë e madhe për trafikun.

Sot po fillojmë të ndërlidhim pjesën e Arbërisë me unazën e madhe në kryeqytet e cila do t’i ndihmojë shumë trafikut. Kjo do t’i mundësoi që të ndërlidhin edhe në pjesë të ndryshme, tashmë më platforma edhe më këmbësorë që të bëjmë ndërlidhjen e Arbërisë me qendrën e kryeqytetit”, tha Rama.

Këto janë projektet të cilat sot po fillojnë, e kemi një plan dinamik 120-ditësh, shpresojë të veprojmë përbrenda këtij plani dinamik, për fat të keq me pjesën tjetër kemi patur probleme, të cilat nuk na kanë leju me i përmbajte planit dinamik, mirëpo këtu nuk kemi asnjë arsye për vonesa dhe jam optimist që brenda 120 ditëve ta kemi këtë pjesë të përfunduar e cila ka me qendë një ndihmesë shumë e madhe për kryeqytet dhe trafikun. Kjo është pjesë e projekteve tona për transformim të Prishtinës”, u shpreh Rama.

Lajme të ngjashme