Ngërçi politik, Gola: Topi është tek opozita
Ish-deputeti i VV-së, Ardian Gola, ka thënë se partia e tij nuk e bart përgjegjësinë absolute për ngërçin politik.
Ai ka bërë me dije se VV-ja ka bërë propozimet e veta për daljen nga kjo situatë.
Në emisionin “Pressing” në T7, ai ka thënë se tani topi është të opozita.
“Nuk mendoj që Lëvizja Vetëvendosje e bartë përgjegjësinë absolute për fazën e ngërçit politik dhe institucional, ngase ajo është përbrenda kufrit kushtetues, ka bërë propozimin për kryetarit të Kuvendit dhe është topi te opozita për me votu. Në këtë rast do të duhej me u nda përgjegjësia e jo me thënë pse s’po e ndryshon ti që ta votojmë ne”, ka thënë Gola.