Nga Lufta Çlirimtare deri te Shpallja e Pavarësisë - kronologji e disa prej ngjarjeve kryesore të Kosovës
Shkurt 2008 - Kosova shpalli pavarësinë. Deri më tani ajo është njohur nga rreth 117 vende të botës, duke përfshirë fuqitë perëndimore. Kjo ditë u shënua me aktivitete të ndryshme festive për nder të ditës historike të Kosovës, asaj të fitimit të pavarësisë për t'u bërë shteti më i ri në atë botë. Megjithatë, mungesa e njohjes së plotë dhe mos anëtarësimit në disa organizata ndërkombëtare, si dhe mosnjohja nga vendet fqinje, Serbia dhe pesë shtete anëtare të BE-së, vazhdojnë. Dy fuqitë më të mëdha ndërkombëtare, Rusia dhe Kina, vazhdojnë të kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.
Në vazhdim do të përmendim disa nga ngjarjet më të rëndësishme që e karakterizuan Kosovën që nga lufta për çlirim në vitet 1998-99, deri në ditën e Shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008.
1998 Mars-Shtator - Fillon një konflikt i hapur ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Forcat serbe nisin një luftë brutale. Mijëra civilë debohen nga shtëpitë e tyre.
Shtator 1998 - NATO i jep një ultimatum Presidentit Millosheviq që të ndalojë gjenocidin. Mediat serbe, të kontrolluara kryesisht nga lideri serb në atë kohë, Slobodan Millosheviq, reaguan ndaj fillimit të fushatës ajrore të NATO-s me retorikë tipike propagandistike.
Mars 1999 - Bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët dështojnë dhe NATO nis sulmet ajrore kundër Jugosllavisë që zgjasin 78 ditë përpara se Beogradi të dorëzohej. Qindra mijëra refugjatë shqiptarë të Kosovës dëtyohen të largohen me forcë në vendet fqinje. NATO nisi fushatën e saj ajrore kundër Jugosllavisë në një përpjekje për të detyruar Millosheviqin të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës së padrejtë së tij ushtarake kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila përfshinte spastrim të gjerë etnik dhe vrasje të civilëve shqiptarë të Kosovës.
Qershor 1999 - Presidenti Millosheviq pranon të tërheqë trupat nga Kosova. OKB-ja vendos një Forcë Ruajtese të Paqes në Kosovë (KFOR). UÇK-ja pranon të çarmatoset.
Shkurt 2002 - Ibrahim Rugova zgjidhet president nga parlamenti i Kosovës pasi partitë shqiptare etnike arritën një marrëveshje për ndarjen e pushtetit. Bajram Rexhepi bëhet kryeministër. Disa javë më vonë, ai u ndesh sërish ballë për ballë me Millosheviqin, kur dha dëshmi për prokurorinë në gjyqin e ish-udhëheqësit jugosllav në Hagë.
Mars 2004 - Nëntëmbëdhjetë vetë u vranë në përleshjet më të rënda midis serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës që nga viti 1999 në veri të Mitrovicës.
Mars 2005 - Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryeministër për t'u përballur me gjykatën e OKB-së në Hagë, si i akuzuar për krime lufte. Ai pasohet nga Bajram Kosumi. Haradinaj shërbeu si komandant në konfliktin e Kosovës 1998-1999, i cili përfundimisht çoi në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ai kishe deklaruar se dha dorëheqjen që të mund të merrte pjesë në gjykatë si qytetar i zakonshëm.
Janar 2006 - Presidenti Rugova vdes në Prishtinë pasi humbi betejën me kancerin në mushkëri. Ai pasohet në shkurt nga Fatmir Sejdiu.
Korrik 2006 - Bisedimet e para të drejtpërdrejta që nga viti 1999 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për statusin e ardhshëm të Kosovës zhvillohen në Vjenë. Negociatat në Vjenë u mbikëqyren nga ish-presidenti finlandez Marti Ahtisaari.
Shkurt 2008 - Kosova shpall pavarësinë. Fuqitë e mëdha evropiane dhe Shtetet e Bashkuara e njohin pavarësinë. Serbisa këmbëngul se Beogradi nuk do ta njihte kurrë "shkëputjen".