Nga “Kurti na njoftoi në vija të trasha” në “nuk ka autonomi”: Çka tha që (s)’di Albulena Haxhiu për Asociacionin? - NACIONALE

Nga “Kurti na njoftoi në vija të trasha” në “nuk ka autonomi”: Çka tha që (s)’di Albulena Haxhiu për Asociacionin?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka folur në një konferencë për media për gazetarët, në lidhje me disa tema.

Ndër të tjera, ajo foli për Asociacionin e Komunave Serbe, respektivisht propozimin evropiano-amerikan për të.

Ajo fillimisht tha se Kryeministri Kurti, gjatë mbledhjes së Vetëvendosjes i njoftoi në vija të trasha për Asociacionin.

Kryeministri e ka ekipin e tij, me të cilin ndan dokumente të cilat kanë nevojë të vlerësohen. Konsultohet me Presidenten e me Kryeparlamentarin. Kur ka nevojë për vlerësimet e mija si minisre, jam gjithmonë në dispozicion.

Në mbledhjet e fundit të Kryesisë së Vetëvendosjes na ka njoftuar në vija të trasha, mbi propozimin evropiano-amerikan.” – ka thënë fillimisht ajo.

Por, në pyetjen që mori nga gazetarët në lidhje me komptencat e këtij Asociacioni, ajo edhe pse pak më parë tha se është njoftuar vetëm në vija të trasha, nuk dënjoi të konkludoj.

Nuk ka asnjë autonomi. Nuk do të ktë autonomi në Kosovë.” – tha Haxhiu.

Lajme të ngjashme