Nga furia e tonëve përçarëse, Kurti ndërron kurs: Paraqet qeverinë si 'qendër bamirësie' falë udhëheqjes së tij - NACIONALE

Nga furia e tonëve përçarëse, Kurti ndërron kurs: Paraqet qeverinë si 'qendër bamirësie' falë udhëheqjes së tij

1 vit më parë

nga Flakon Demaku

“Dorë e mirë e shtetit; “Dora e shtetit”; “Përkrahja solidare”, “Grantet e qeverisë”...

Pas një furie tonesh përçarëse dhe polarizueseve të javës së parë, fjalimet e kryeministrit Albin Kurtit në tubimet elektorale morën një kurs të ri – por jo më pak absurd.

Në javën e tretë të fushatës, në tubimet e mbajtura në komunat ku Vetëvendosje tradicionalisht ka pasur rezultate të dobëta zgjedhore, kreu i ekzekutivit pikturoi Qeverinë e Kosovës si një qendër bamirësie që ofronte të mira të pakufishme për qytetarët.

Në Malishevë, ai u paraqit si një "patriark bujar," duke përsëritur obsesivisht frazën: “Dora e mirë e shtetit”:

“Dorën e mirë të shtetit ua shtriu qytetarëve, ndërkaq armiqve dorën e hekurt grusht të shtetit.

- “Kjo dorë e mirë e shtetit që iu shtri qytetarëve për përkrahje e solideratitet, është shprehur për të gjitha kategoritë shoqëore dhe në çdo fushë.”

- “Kjo dorë e mirë e shtetit që iu shtri qytetarëve për përkrahje e solideratitet, është shprehur për të gjitha kategoritë shoqëore dhe në çdo fushë.”

- “Dora e mirë e shtetit të Kosovës, rreth 2 mijë e 500 nënave të reja lehona dhe 16 mijë fëmijve, me shtesa qysh nga viti i parë.”

- “Dora e mirë e shtetit demokratike, rriti pensionet 20% dhe 5 mijë e 200 pensionistëve të Malishevës, ua dha pesë herë pensionin e 13të brenda katër viteve.”

- “Dora e mirë e shtetit.”

Në zonën e Drenicës, bastionin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kurti u mor me situatën e tyre financiare sa i përket të hyrave vetanake të komunës, teksa përpiqej të fliste me precizitetin e një kontabilisti:

“Buxheti për vitin 2025 për komunën e Skenderajt, nga të hyrat vetanake, është vetëm 1.7 milionë. 18.2 milionë euro janë grant qeveritar. Komuna e Skenderajt nga të hyrat vetanke i ka vetëm 8.3 për qind. Shumicën dërrmuese i ka grant të Qeverisë. Komuna e Skenderajt, nga të hyra vetanake, prej 11 eurove, asnjë euro nuk e ka të vetën. Prej 11 eurove, më shumë se 10 euro i ka sjellë Qeveria e Kosovës.” – tha Kurti gjatë fjalimit.

Të njëjtat kalkulime Kurti ua bëri edhe komunës së Drenasit dhe së fundi asaj të Therandës. Nga qyteti i Drenasit, Kurti përmendi një rritje prej 40% të granteve qeveritare gjatë katër viteve.

Ai tha se vetëm 8.6% e buxhetit të komunës vjen nga të hyrat vetanake.

“Këtu në Komunën e Drenasit, për katër vjet, rritja e grantit qeveritar për komunën tuaj, është më shumë se 40 për qind. Granti qeveritar për Drenasit, në këtë vit që jemi tani, është mbi 40 për qind më i madh se sa në vitin 2021. Dhe a e dini çfarë? Nga buxheti i gjithmbarshëm që e ka komuna e Drenasit, a e dini sa janë të hyrat vetanake të komunës – vetëm 8.6 për qind. 91.4 për qind janë prej qeverisë tonë. Pra, komuna e Drenasit në buxhetin e vet, para të veta nga të hyrat vetanake nuk i ka as një të njëmbëdhjetën. Prej 11 eurove që i ka Komuna e Drenasit, as 1 euro nuk është e të hyrave vetanake.” – tha Kurti.

Lajme të ngjashme