Nga dhuna në festë: Gratë serbe në Zveçan kërcejnë në Zveçan për Ditën e Fëmijëve (Video) - NACIONALE

Nga dhuna në festë: Gratë serbe në Zveçan kërcejnë në Zveçan për Ditën e Fëmijëve (Video)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova tashmë ka marrë ndëshkim nga ShBA dhe të tjera ndëshkime janë duke u shqyrtuar. Por, tash që ky fajësim ndodhi edhe protestat u qetësuan, sidomos në pikën më të nxehtë, në Zveçan. E tash, atje ndodhi edhe një shfaqje artistike.

Ishin gratë e një institucioni parashkollor të quajtur “Lane” të cilat dhanë një shfaqje sot pikërisht në Zveçan. Gratë serbe po kërcenin me njëra-tjetrën në një nga rrugët ku pak ditë më parë u protestua dhunshëm.

Kjo u bë për nder të Ditës së Fëmijëve, 1 qershorit.

Ato besohet të jenë edukatore të atij institucioni parashkollor.

Lajme të ngjashme