Nenad Rashiq për rastin në Shtërpcë: Ishte një tentim vrasje dhe do të mbetet kështu - NACIONALE

Nenad Rashiq për rastin në Shtërpcë: Ishte një tentim vrasje dhe do të mbetet kështu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, në një intervistë për Nova.ra, ka folur rreth rastit të plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë.

Rashiq thotë se nuk ka dyshime se të shtënat në Shtërpcë janë tenetatvë e dukshme për vrasje.

Ai shtoi se nuk i beson deklaratave të avokatit të pjesëtarit të FSK-së, si i dyshuar për për këtë rast.

Versioni në të cilën thuhet se ai u sulmua dhe u rrethua, kjo është historia e avokatit të tij dhe nuk do t’i jepja shumë peshë. Me sa di unë, nga pikëpamja juridike, nuk ka asnjë dyshim se ai ka shtënë në drejtim të fëmijës dhe djalit”, tha Rashiq.

Ai shtoi se kjo është tentative e pastër për vrasje, dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.

Sido që ka ardhur te plagosja, nëpërmjet një rikosheti apo nga një goditje direkte, nuk është e rëndësishme në këtë pikë. Unë udhëhiqem nga ajo që shkruan në aktakuzë, se është tentim vrasje dhe kështu do të mbetet. Ajo që nuk është mjaft e qartë është gjuajtja e dytë. Edhe para kësaj ka gjuajtur në ajër. Nuk kam asnjë dyshim se i ka qëlluar qëllimisht fëmijët dhe tentoi t’i vriste”, ka thënë Rashiq.

Ai tha më tej se Lista Serbe nuk e ka lejuar që t’i vizitoj të plagosurit të cilët u trajtuan në Graqanicë.

“U gëzova shumë kur ministri më njoftoi se u arrestua autori. U ndjeva shumë mirë. Kemi një traditë të gjatë dhe të keqe të incidenteve me motive etnike dhe fatkeqësisht autorët kanë mbetur të pandëshkuar. Prandaj, mendoj se ky vit mund të jetë vit sukses i Policisë së Kosovës, sepse në një kohë kaq të shkurtër identifikoi dhe arrestoi autorin”, ka përfunduar Ministri.

Lajme të ngjashme