Liberalizimi i vizave për Kosovën në agjendën e së enjtes në Parlamentin Evropian
Ambasadorët e vendeve të BE-së ranë dakord në fund të vitit 2022 për mandatin negociues të Këshillit Evropian për udhëtim pa viza për qytetarët e Kosovës. Data e mundshme e liberalizimit të vizave është 1 janar 2024.
Kjo marrëveshje tani duhet të votohet në Komitetin për Drejtësi dhe Liri Civile të Parlamentit Evropian (LIBE), dhe më kjo do të vazhdohet në seancën plenare.
Marrëveshja trepalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën do të diskutohet dhe do të hidhet në votim të enjten në Komisionin për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian.
“Propozimi i Parlamentit për rregullat për votimin e evropianëve dhe qëndrimin në zgjedhjet komunale në shtetet tjera të BE-së. Liberalizimi i vizave me Kosovën – marrëveshja trepalëshe”, njoftohet në faqen në Twitter të Komitetit.
This week in @EP_Justice (12/01):
— LIBE Committee Press (@EP_Justice) January 9, 2023
Votes
🗳️ Parliament’s proposals on rules for Europeans voting and standing in municipal elections in other 🇪🇺 countries (rapp. @jbrudzinski)
🇽🇰 Visa liberalisation with Kosovo - trilogue agreement (rapp. @thijsreuten)
1/6
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, përmes një cicërime në Twitter ka thënë se do të vazhdohet me ritmin në Parlamentin Evropian pas marrëveshjes së shumëpritur me vendet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar.
"Pas marrëveshjes së shumëpritur me shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me ritmin në Parlamentin Evropian. Votoni në komision këtë të enjte!" - tha ai.
After the long awaited agreement with EU member states on visa liberalization for Kosovo last December, we will keep up the pace in the European Parliament. Vote in committee👇🏼this Thursday! 🇪🇺🤝🇽🇰 https://t.co/vBd1YjybCo
— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) January 9, 2023
Çka është liberalizimi i vizave?
Liberalizimi i vizave paraqet një marrëveshje të nënshkruar në mes një shteti dhe Bashkimit Evropian, që mundëson udhëtim pa vizë dhe qëndrimin për 90 ditë për qytetarët e saj. Për t'u qartësuar është akoma fakti, se kjo marrëveshje nuk përfshin assesi leje pune të çfarëdoshme apo mundësi për të jetuar në një nga shtetet, pjesë të zonës Shengenit.
Zona Shengen përfshin një numër të madh shtetesh. Në rast se Kosova do të nënshkruante këtë marrëveshje, atëherë qytetarët e saj do të mund të udhëtonin lirshëm, në shtetet e Bashkimit Evropian, sikurse Austria, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Hungaria, Italia, Kroacia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Portugalia, Qipro, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, etj. Po ashtu, shtetasit e Kosovës do të mund të udhëtonin, në disa vende që janë nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, ndonëse nuk janë anëtare të BE-së, siç janë Islanda, Norvegjia, Zvicra e Lihteshtajni, etj.
Një liberalizim potencial nuk është vendim i vlefshëm pafundësisht. Gjendja në këtë marrëveshje çdoherë mbetet për t'u rivlerësuar. Së pari, qytetarët si individë mund të marrin gjoba, në rast të shkeljes së kushteve të përcaktuara. Së dyti, në situata kur dëshmohet shkelja e abuzimi me kushtet e udhëtimit pa vizë dhe kjo ndodh në numër të rëndësishëm, atëherë Bashkimi Evropian mund të rishikojë ose suspendojë marrëveshjen për liberalizimin e vizave me shtetin përkatës. Rrjedhimisht liria e lëvizjes për në këto vende, mund të mbarojë.
