Në shënjestër Edi Ramën, por “ushtari i thjeshtë”, Dr. Sadri Ramabaja, e “bombardon” gjuhën shqipe - NACIONALE

Në shënjestër Edi Ramën, por “ushtari i thjeshtë”, Dr. Sadri Ramabaja, e “bombardon” gjuhën shqipe

3 vjet më parë

nga Nasuf Abdyli

Përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Dr. Sadri Ramabaja, të enjten publikoi një shkrim në uebfaqen e tij personale për fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Këshillin e Evropës. Shkrimi i Ramabajës përmban akuza të rënda ndaj kryeministrit shqiptar, por edhe gabime të rënda drejtshkrimore.

Që në fillim të shkrimit, Ramabaja e ka shkruar gabimisht ndajfoljen “pikërisht”, duke ia “ngrënë” ë-në.

Duket se Ramabaja nuk i njeh mirë as trajtat e shkurtra, sepse shkroi “Edi Rama ju drejtua... përfaqësuesve”, në vend se të shkruante “Edi Rama iu drejtua... përfaqësuesve”.

Pak më poshtë, ai nuk e ka përshtatur gjininë e mbiemrin me gjininë e emrit në togfjalëshat “shtete anëtarë” dhe “vende kandidatë”.

Ramabaja e shkroi gabimisht edhe ndajfoljen “atëbotë”. Edhe kësaj fjale, si fjalës “pikërishti”, ia ka “ngrënë” ë-në. Jo vetëm këtyre. Ai e shkroi pa “ë” edhe fjalën “retorikë”.

E shkroi gabimisht edhe folje “di” në vetën e tretë të numrit njëjës. Në vend se të shkruante “ai di”, shkroi “ai din”.

Dr. Ramabaja bëri një gabim tjetër shumë të rëndë drejtshkrimor. Shkroi “mbështetës shumë i madhë”. Pra e ka shkruar gabimisht mbiemrin “i madh”.

E ka shkruar gabimisht edhe foljen “largojnë”, duke e shkruar “largonë”.

Nuk e ka shkruar si duhet as ndajfoljen “gati”. E ka shkruar “gadi”.

Ramabaja gjithashtu shkroi fjalë të tjera me gabime: “gjithmonë”, “ai vet”, “krymenistrit”, “arrinë”, “i shkelqyeshëm”, “perendimi”, “lloit”.

Analisti që e përkrah pushtetin në rrjete sociale e ekrane televizive, bën gabime drejtshkrimore edhe në shkrimet e tij në rrjetin “Facebook”.

Lajme të ngjashme