Në SHBA, 14-vjeçarja qëllon dhe vret djalin 11-vjeçar pasi dyshohet se synonte dikë tjetër - NACIONALE

Në SHBA, 14-vjeçarja qëllon dhe vret djalin 11-vjeçar pasi dyshohet se synonte dikë tjetër

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një vajzë 14-vjeçare është akuzuar se ka qëlluar dhe vrarë një 11-vjeçar, pasi dyshohet se kishte vënë në shënjestër dikë tjetër. Departamenti i Policisë së Dallasit tha se të shtënat ndodhën në një kompleks apartamentesh në Dallas dje rreth orës 14:00 sipas kohës lokale.

Dy vajza janë përleshur në parking dhe njëra nga vajzat “mori armën dhe qëlloi në drejtim të vajzës me të cilën po zihej”. Megjithatë, plumbi ka goditur një kalimtar të rastit, një djalë 11-vjeçar. Djali është transportuar në spital ku edhe ka ndërruar jetë, shkruan ABC.

E dyshuara është larguar nga vendi i ngjarjes

E dyshuara 14-vjeçare, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar, thuhet se është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është gjetur në një tjetër kompleks banesash. Ajo aktualisht ndodhet në Qendrën e Drejtësisë për të Mitur Henry Wade. Policia shtoi se është gjetur arma e përdorur për kryerjen e vrasjes. /Nacionale/

Lajme të ngjashme