Në Prishtinë e Gjilan bie shi i përzier me lloç (VIDEO)
Gjatë orëve të pasdites në Prishtinë e Gjilan kanë filluar reshjet e shiut.
Sipas sajtit të motit, "Meteo Kosova", ky shi është i përzier me lloç.
Qytetarë të shumtë në drejtim të redaksisë gjegjëse kanë dërguar foto e video të këtij fenomeni.
Kujtojmë se sipas parashikimeve, është paralajmëruar se do të ketë shi, duke filluar nga pasditja e të dielës së fundit të muajit shkurt.
Për më shumë, ndiqni pamjet e mëposhtme.
