Shi dhe borë – Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin gjatë pesë ditëve të ardhshme.
Sipas njoftimit, priten reshje shiu dhe bore. Shi kryesisht nëpër zonat urbane, e borë në viset malore.
Të martën po ashtu do të mbajë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, mirëpo vende-vende pritet edhe borë.
“Temperaturat minimale do të ulen rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës zbresin në vlera njëshifrore”, thuhet në njoftim.
Edhe e mërkura, e enjtja dhe e premtja priten të jenë po ashtu me mot të ngjashëm.Gjatë këtyre pesë ditëve, sipas IHMK-së, parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.