‘Në mars ulemi…’: Kallas thotë se me Sorensen do të flasin se si të vazhdohet dialogu Kosovë-Serbi
Kryediplomatja evropiane, Kaja Kallas ka thënë se ka dëgjuar kritika rreth formatit të deritanishëm në bisedimet mes Kosovës e Serbisë, derisa paralajmëroi se do të shqyrtohet mundësia që bashkë me emisarin e ri, Peter Sorensen, ta bëjnë funksional dialogun.
Këto deklarata, ajo sipas “REL” i ka bërë në një bsiedë me grupin “Redaksia Evropiane”.
“Sapo kemi emëruar një përfaqësues të posaçëm për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës. Dhe, unë do të ulem me të në mars, për të parë se si do të vazhdojmë me këtë”
“Unë vërtet dua të shikoj se si mund ta bëjmë këtë funksional. E kam adresuar këtë edhe me ministrin e Jashtëm të Serbisë. Dhe, ai më ka thënë se është i gatshëm vërtet të investojnë kohë në normalizimin” – ka thënë ajo.
Ndryshe, në reagimin e saj pas mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, Kallas tha:
“I bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të angazhohen në bashkëpunim rajonal të përgjegjshëm dhe të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes. Progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është mënyra e vetme për që Kosova të arrijë progres në rrugën e saj europiane. Kosova pritet të implementojë angazhimet e saj që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e Dialogut të kaluara pa vonesa apo kushte të tjera. Nuk ka alternativë për Dialogun të lehtësuar nga BE. Kosova dorëzoi një kërkesë për anëtarësim në BE në dhjetor 2022. Komisioni mbetet në dispozicion për të përgatitur një Opinioni mbi kërkesën për anëtarësim të Kosovës sa herë që Këshilli ta kërkojë atë”.