Në Katedralen “Nënë Tereza” sot mbahet mesha e shenjtë për Krishtlindje - NACIONALE

Në Katedralen “Nënë Tereza” sot mbahet mesha e shenjtë për Krishtlindje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Besimtarët e krishterë kremtojnë sot Ditën e Krishtlindjeve.

Në Katedralën “Nëna Tereza” në Prishtinë sot do të mbahet mesha e Shenjtë për kremtimin e Ditës së Krishtlindjeve.

Sipas njoftimi të Katedralës, mesha fillon në ora 11:00.

Mesha e Shenjtë në Katedrale Shën Nënë Tereza, në orën 11:00”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërkaq mbrëmë, Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji gjatë meshës solemne të Krishtlindjes ka folur për situatën në Kosovës pas vendosjes së barrikadave.

Mungesa e luftës dhe paqja e detyrueshme nuk kanë krijuar kushte për pajtim, vetëm sa ka akumuluar urrejtjen, mosbesimin dhe mosdurimin ndaj njëri-tjetrit që të shpërthejë më vonë. Që ta ruajmë paqen nevojitet të tregojmë fuqinë e brendshme të shpirtit të secilit njeri që jeton në këtë hapësirë, cilitdo komb që i takoj, cilido shtet që i takoj sepse secili njeri duhet të ruhet nga gjuha e urrejtjes, nga përdorimi i mjeteve që e pengojnë lirinë dhe paqen e mbi të gjitha duhet të përmbahemi nga veprimet e pamatura që nuk qojnë drejt pajtimit por drejt konfliktit. Kurse, të përfshirit në lehtësimin e dialogut nuk bën të presin që pajtimi të vije vetvetiu por të angazhohen më seriozisht, të punojnë më me përkushtim dhe të jenë më të drejt në gjykimet dhe provokimet, ashtu që të mos lejohet që një konflikt i ri të vije në rajon përpara se të arrijnë paqen dhe pajtimin në mes popujve…”, ka thënë ai ndër të tjera.

Lajme të ngjashme