Don Lush Gjergji: Rrënqethem sa herë e kujtoj Rugovën - ai është i gjallë për mua - NACIONALE

Don Lush Gjergji: Rrënqethem sa herë e kujtoj Rugovën - ai është i gjallë për mua

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Don Lush Gjergji, prift në Kishën Katolike të Kosovës, në një intervistë për emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, ka thënë se emocionohet çdo herë kur e kujton presidentin Rugova.

Ai ndër të tjera tha se përmes besimit komunikon vazhdimisht me Rugovën përmes uratës, e sidomos përmes Zotit.

“Çdo herë kur kam rast ta kujtoj atë rrënqethem, emocionohem, sepse për mua Rugova është i gjallë. Unë me Rugovën komunikoj vazhdimisht për çdo ditë, nëpërmes besimit, se njeriu jeton në amshin, nëpërmes uratës, e sidomos nëpërmes Zotit, se në Zotin, centralen tonë të mbarë jetës ne komunikojmë me të gjallët që i kemi larg e nuk i kemi përditë afër vetës, por edhe me ata që kanë kaluar në amshim dhe të cilët lusin dhe ndërmjetësojnë te Zoti për ne”, ka thënëGjergji.

Lajme të ngjashme