KDI: 89% e kanalizimeve përfundojnë në lumenj të Kosovës
KDI: Lumenjtë po kthehen në kanalizime të hapura
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në hulumtimin e tij më të fundit, ka ngritur shqetësime serioze mbi gjendjen e lumenjve në vend. Sipas të dhënave, rreth 89% e kanalizimeve në Kosovë derdhen pa asnjë trajtim në lumenjtë kryesorë, duke i kthyer këto burime ujore në kanalizime të hapura.
Ky fenomen, sipas KDI-së, paraqet një problem të madh mjedisor dhe shëndetësor. Lumenjtë e ndotur jo vetëm që po shkatërrojnë biodiversitetin dhe ekosistemet natyrore, por po rrezikojnë drejtpërdrejt edhe shëndetin e qytetarëve, përmes përhapjes së sëmundjeve dhe ndotjes së tokës e burimeve të ujit.
KDI Green: Derdhja e ujërave të zeza në lumenj – një mendësi që duhet ndalur