Instituti Demokratik i Kosovës - KDI ngre alarmin për mungesën e politikave të qëndrueshme mjedisore në nivel lokal - NACIONALE
Ky artikull mund të lexohet vetëm përmes aplikacionit Nacionale app
Shkarko Aplikacionin

Instituti Demokratik i Kosovës - KDI ngre alarmin për mungesën e politikave të qëndrueshme mjedisore në nivel lokal

1 muaj më parë

nga KDI

1 muaj më parë

nga KDI

Prishtinë, 26 Shtator 2025 – Komunat e Kosovës vazhdojnë të kenë mungesë serioze të qasjes së qëndrueshme mjedisore, ndërkohë që premtimet për “qeverisje të gjelbër” në prag të zgjedhjeve shpesh mbeten vetëm fjalë fushate. Kështu thuhet në episodin më të ri të podcast-it nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili trajton drejtpërdrejt sfidat dhe boshllëqet në politikat lokale të mjedisit edhe në këto zgjedhje lokale.

Në këtë podcast, KDI analizon se sa realisht janë të përkushtuara komunat për të zbatuar politika të gjelbra, dhe si mund të përmirësohet planifikimi urban në përputhje me ndryshimet klimatike. Në fokus janë jo vetëm mungesat strukturore, por edhe papërgjegjshmëria politike në raport me mjedisin.

“Qeverisja e gjelbër nuk është vetëm një slogan elektoral. Është domosdoshmëri për qytetet tona dhe për të ardhmen e banorëve tanë,” thuhet ndër të tjera në episod.

KDI ngre një sërë çështjesh kyçe që lidhen me hartimin e politikave lokale mjedisore, duke vënë në pikëpyetje serioze qasjen e kandidatëve në këtë fushë. Në fokus të diskutimit janë këto pyetje thelbësore:

  1. A e kuptojnë kandidatët çka nënkupton realisht qeverisja e gjelbër?
  2. Sa janë “të gjelbra” komunat tona dhe a kanë ato plane të mirëfillta për zhvillim të qëndrueshëm?
  3. A publikojnë kandidatët planprogramet e tyre dhe sa të qasshme janë ato për qytetarët?

KDI apelon për një ndryshim të mendësisë politike në nivel lokal, ku qasja ndaj mjedisit të mos mbetet në margjinat e agjendës zgjedhore, por të jetë pjesë thelbësore e qeverisjes së përditshme.

🎧 Podcast-in e plotë mund ta dëgjoni në kanalin zyrtar të KDI në Youtube: KDI Green: Sa mendojnë gjelbër komunat e Kosovës?


Nacionale Facebook

Lajme të ngjashme