Ndërkohë që BE-ja konfirmoi masat ndëshkuese, presidentja Osmani shprehet optimiste në Strasburg
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur pas adresimit që bëri në Parlamentin Evropian duke paralajmëruar zgjidhje për tensionet në veri.
Bashkimi Evropian konfirmoi masa ndëshkuese ndaj Kosovës me efekt të menjëhershëm, ndërkohë që edhe e refuzoi propozimin pesë-pikësh të bërë dje nga kryeministri Albin Kurti.
Por, Vjosa Osmani është shprehur optimiste.
“Sa i përket kërkesave ndërkombëtare, vetëm ta përseris, jemi afër. Shumë prej çështje që janë kërksa tona siç është sundimi i ligjit, që është edhe janë edhe kërkesa të tyre. Pra, janë kërkesa të përbashkëta, është dakordim që duhet të ketë sundim të ligjit, dhe nuk duhet të këtë pandëshkueshmëri” – u shpreh ajo në konferencë për medie.
Mirëpo, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, nuk dha asnjë indikacion të tillë në konferencën e tij për medie.
Ai tha se propozimi i Kurtit dështonte të adresonte pikat kyçe që kishin sjellë krizën në veri dhe paralajmëroi masa ndëshkuese, disa prej të cilave tha se do të hynin në fuqi menjëherë.
