Mustafa: Reformat në LDK i bëjnë njerëzit që i kanë qëndruar besnik partisë, Kuvendi mund ta gjejë zgjidhjen më të mirë - NACIONALE

Mustafa: Reformat në LDK i bëjnë njerëzit që i kanë qëndruar besnik partisë, Kuvendi mund ta gjejë zgjidhjen më të mirë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar zhvillimet e fundit në LDK-së.

Ai ka bërë me dije kjo parti të gjitha çështje duhet t`i zgjidh në organet vendimmarrëse të saj.

Në një status të gjatë në Facebook, ai ka shkruar LDK qëndron para çdo emri të përveçëm

“LDK nuk meriton epitafe. Ata që e duan duhet ta duan me besim të plotë se LDK ka potencial, ka forcë vetërregulluese dhe mund të ringritet si subjekt i fortë politik, i cili siguron balancë në ndërtimin demokratik të shtetit të Kosovës. Duhet ta kuptojnë se LDK qëndron para çdo emri të përveçëm; se përveç me kryetarin e saj historik Ibrahim Rugova, LDK nuk identifikohet me asnjë emër të veçantë. Kuvendi si organi më i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës do duhej të sigurojë se LDK nuk është parti as e vjetër as e re por parti që zhvillohet mbi bazat e përcaktuara 36 vite më parë me aktin themelues të saj si parti konzervatore e qendrës së djathtë me orientim të palëkundur euroatlantik. LDK ka nevojë të rikonfirmojë se beteja e saj politike nuk është ankand se kush jap më shumë por ofertë se si ndërtohet një shtet perspektiv, i fortë dhe i qëndrueshëm. Se LDK nuk mund të përdoret si platformë mbi të cilën do të ndërtohet diçka tjetër duke e shfrytëzuar emrin e saj”, ka shkruar ai.

Ai ka treguar se kush mund t`i bëj reformat në këtë parti.

“Reformat në LDK i bëjnë njerëzit të cilët i kanë qëndruar besnik LDK-së, të hapur për ardhjet dhe ardhje të reja dhe njerëz të rinj. LDK-së nuk i nevojiten ndarjet në ne dhe ata; të vjetrit dhe të rinjtë; të mitë dhe të atyre para meje. Ajo ka nevojë të mendojë për forma dhe mekanizma që sjellin sa më shumë anëtarë, simpatizantë dhe votues. Ndërkaq, përgjegjësia në LDK të trajtohet si standard normal i etikës demokratike që nënkupton se rezultati ka pasojë. Kuvendi mund ta gjejë zgjidhjen më të mirë duke vlerësuar se çfarë është e dobishme për rritjen dhe progresin e LDK-së, për forcimin e unitetit të brendshëm të saj, për ofrimin e veprimtarëve dhe veprimtareve, sepse asnjë njeri në LDK nuk është i tepërt!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme