Mustafa: Po përgatitet terreni, Kosova po shkon drejt krijimit të autonomisë më të gjerë në Evropë - NACIONALE

Mustafa: Po përgatitet terreni, Kosova po shkon drejt krijimit të autonomisë më të gjerë në Evropë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori dhe studiuesi Artan Mustafa, thotë se ndërkombëtarët po përgatisin terrenin për krijimin e ‘autonomisë më të gjerë në Evropë’ e cila do të jetë pra në Kosovë. Kështu tha në Five z.Mustafa, përcjell Nacionale disa prej pjesëve të intervistës së tij.

“Interpretimi im është që përshtypja e një rezistence më të madhe prej lidershipit të Kosovës ndaj presionit ndërkombëtar është e pritshme.

Nuk është vendi i parë që ka dalë prej Jugosllavisë dhe përballet me këtë presion. Njëjtë ka ndodhur në Kroaci, në Bosnjë.

Kjo është faza e fundit në këtë proces të shtetndërtimit ndërkombëtar të Kosovës.

Në këtë project ka qenë pavarësia e Kosovës, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe tash është edhe krijimi më i madh i autonomisë në Evropë që del nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit”, tha ai.

Mustafa thotë se Kosova nuk ka kapacitet të rezistojë ndaj kërkesave të Perëndimit.

“Së pari, është vendim i mirëseardhun, është vendim i duhur, edhe për kalimin e tokave të Manastirit të Deçanit dhe në fund të fundit edhe për miratimin e kësaj autonomie për serbët në Kosovë, për shkak se kërkohet prej Perëndimit.

Kosova nuk ka kapacitet me rezistu.

Por, tash te faza e implemenimit, nuk kisha me fajësu asnjë lider sepse për të gjithë ka qenë e vështirë.

Ka pasë mobilizim të madh të elektoratit për këto tema. Ndoshta elektorati nuk ka votuar Vetëvendosjen për dialogun me Serbinë, por ajo është përdorur për mobilizim

Mendoj se në fund marrëveshja do të kalojë, sado që të marrë kjo rezistencë sepse sado që të mbaheshin zgjedhjet në një periudhë të afërt, nuk po shihet se do të ketë ndonjë ndryshim”, tha Mustafa.

‘Po përgatitet terreni për autonominë më të gjerë në Evropë’

Studiuesi dhe profesori Mustafa, tha se në 25 vitet e fundit, bashkësia ndërkombëtare sistematikisht ka punuar në përgatitjen e terreneve për të përfunduar një proces.

Kështu elaboron ai këtë mendim:

“Është edhe ana tjetër, faktori ndërkombëtar, e ka përgatitur këtë gjendje edhe në terren. Për shembull, në 25 vitet e fundit ka pasë një punë sistematike në monsterizimin, pra krijimin e një përshtypje negative të një shtrese që ka qenë më nacionaliste, është bë shumë e kushtueshme që të rezistohet ndaj zgjidhjeve të kësaj natyre.

Për Kosovën është jetike të ketë një koalicion të mirëbesimit me aleatët.

Nga perspektiva e Kosovës, bota do të ishte shumë më e keqe pa lidershipin amerikan. Besoj se edhe kjo qeveri edhe lidershipi actual, e kupton këtë. E ka treguar me rastin e Ohrit dhe Deçanit.

Jam i sigurtë që kjo do të ndodhë edhe me autonominë. Kjo është autonomi prej statutit të propozuar e deri tani sipas të gjitha marrëveshje, Kosova do ta ketë autoniminë më të gjerë në Evropë.

Aspektin territorial të kësaj autonomie nuk e kemi pa të ketë dalë në asnjë shtet post komunist në Evropën Juglindore.

Për shembull, marrëveshja me NATO-në, nuk e lë FSK-në të shkojë përtej Urës së Ibrit.

Pritet të shtyhet përpara kjo autonomi, pa e zgjidhë problemin e Kosovës me Serbinë dhe pa garancinë se do të anëtarësohemi në organizatave kyc”, tha ai./Nacionale/

Lajme të ngjashme