Musliu-Shoshi për deputeten e VV-së: Ka dërguar letra në emër të komisionit, pres kërkim falje - NACIONALE

Musliu-Shoshi për deputeten e VV-së: Ka dërguar letra në emër të komisionit, pres kërkim falje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi ka bërë të ditur se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni i ka dërguar letër Alicia Kearns, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Britanik dhe tek Robert Menendez, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, sipas saj për t'i falënderuar ata për qëndrimet e tyre kundër Asociacionit.

Musliu-Shoshi ka thënë se Kryeziu-Hyseni e ka bërë këtë në emër të komisionit, por pa marrë pëlqimin e anëtarëve.

“Këtë, Kryeziu-Hyseni e ka bërë në emër të Komisionit, PA marrë pëlqimin e anëtarëve të Komisionit. Këto letra, në formën si janë dërguar, Kryeziu-Hyseni ka mundur t'i dërgoj VETËM në emrin e saj, si Deputete e Kuvendit të Kosovës, e assesi në emër të Komisionit.” – ka shkruar Musliu-Shoshi.

Ajo gjithashtu ka kërkuar nga Kryeziu-Hyseni që përpos kërkim faljes publik, të tërheq edhe letrat e dërguara.

“Kjo përpjekje e saj NUK është bërë me pëlqimin e anëtarëve të Komisionit, dhe Kryeziu-Hyseni përpos kërkim-faljes publike, automatikisht duhet t'i tërheq letrat e dërguara! Komisionet parlamentare nuk mund të shërbejnë si platforma për t'i shëruar komplekset që vijnë si pasojë e irrelevancës që kanë brenda për brenda subjektit politik dhe grupit parlamentar të cilit i takojnë!” – ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.

Lajme të ngjashme