Musliu për punësimet e pushtetit: Prindon Sadriu merr pagë pa punuar, shantazhon mediat - NACIONALE

Musliu për punësimet e pushtetit: Prindon Sadriu merr pagë pa punuar, shantazhon mediat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në deklarimin e saj për Ekonomia Online ka kritikuar Qeverinë Kurti për punësime familjare e partiake në pozitat shtetërore, konkretisht punësimin e tezakes së presidentes, Vjosa Osmani dhe burrit të saj, Prindon Sadriu.

Musliu ka përmendur disa raste të punësimeve nga pushteti i Vetëendosjes, duke shtuar se Qeveria Kurti ka bërë presion dhe ka diferencuar njërëzit politikisht.

Qeveria e Kosovës nga dita e parë e ka shfrytëzuar mundësinë në cdo moment për ti larguar njerëzit, me difirencu njerëz politikisht, me bërë presion mbi administratën publike që ata të lëshojnë vendet e punës dhe të punësojnë njerëz të vet, njerëz të afërt edhe familjarë, e aq më keq kur Qeveria e Kosovës i shfrytëzon katastrofat në vend që ti kryej këto punësime dhe këto punësime të kalojnë në heshtje.” – ka thënë ajo.

Ajo ka përmendur edhe rastin e Zotëriut të Parë, Prindon Sadriu, ku ka thënë se ai merr pagë pa punuar dhe se sulmon mediat.

“Nuk guxon që të kalon në heshtje punësimi i tezakës në këtë rast sepse ju e din që nuk është vetëm ai rast e kishim edhe vëllaun, pra disa ditësh të presidentes Bankën Qendrore, kishim një tezake tjetër në Universitet e kështu më radhë të mos flasim për bashkëshortin e saj i cili merr pagë pa punuar as një ditë i cili shantazhon mediet. Unë konsideroj që kësaj qeverisje duhet që ti vije fundi, dy vjet kemi pritur me ide që kjo do ta gjejë rrugën por fatkeqësisht kjo ka hyrë në një rrugë pa krye dhe nuk ka kthim.” - është shprehur ajo.

Nacionale në vazhdimësi ka raportuar për punësimet e të afërmve të pushtetit në institucione kryesore në vend.

Lajme të ngjashme