Murphy: Koha ka shumë rëndësi, Asociacioni të zbatohet dhe Serbia të ndalojë pengesat ndaj Kosovës - NACIONALE

Murphy: Koha ka shumë rëndësi, Asociacioni të zbatohet dhe Serbia të ndalojë pengesat ndaj Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, senatori demokrat amerikan, Chris Murphy, u takua edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin diskutuan gjithashtu edhe për Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve, për çka Kurti u shpreh se duhet të ketë “zbatim të tërësishëm, të shpejt dhe pa kushtëzime”. Senatori amerikan përmendi dy nga çështjet kyçe për të dyja palët: Serbia të ndalojë së penguari dhe bllokuari anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare ndërsa për Kosovën tha se e ka për detyrë të formojë Asociaiconin e Komunave të banuara me shumicë serbe.

Koha ka shumë rëndësi”, tha Murphy në një konferencë të përbashkët me Albin Kurtin, derisa shprehu edhe pritshmërinë e tij që “kjo çështje të kryhet brenda këtij viti”.

Patëm një bisedë të mirë për dialogun, të sinqertë. Neve na shumë mirë për marrëveshjen që keni arritur me Serbinë. E dimë që këtu ka disa zgjidhje të vështira për të dyja palët. Serbia duhet të ndalojë e të mos pengojë Kosovën në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe mendojmë se është e kuptueshme që të lejohen komunat me shumicë serbe të kenë njëfarë mundësie për të bashkërenditur shërbimet që i ofrojnë. Por, koha ka shumë rëndësi. Është viti që kjo duhet kryer çështje, që të mundësohet normalizimi që do të çojë te njohja e ndërsjellë. Na vjen mirë që dëgjuam për planet tuaja për zbatimin e kësaj marrëveshje dhe edhe jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në këtë”, tha Murphy.

Ndërkaq edhe Kurti edhe tha se marrëveshje përbën përparim në normalizimin e marrëdhënieve por se ajo duhet zbatuar “tërësisht” dhe “pakushtëzime” duke aluduar në insistimin e palës serbe që Asociacioni të jetë “parakusht” i zbatimit të marrëveshjes.

Bashkëbiseduam edhe për raporter me fqinjin tonë verior, Serbinë, dhe rezultatit e dialogut ndërmjet Kosvës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me theks te Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Zbatimit. Ato përbëjnë avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, dhe janë platformë dhe mundësi për normalizim të plotë të tyre. Prandaj, na duhet zbatim i tërësishëm, i shpejtë dhe pa kushtëzime”, tha Kurti.

Të njëjtën gjë Murphy theksoi edhe në konferencën e përbashkët me Vjosa Osmanin, ku kjo e fundit garantoi se sa i përket detyrimeve që Kosova i ka marrë në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit, ato edhe do të zbatohen.

“Prandaj, neve na vjen edhe mirë të shohim marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku përfshihet njohja e ndërsjellë e njohjes së dokumenteve zyrtare, por edhe hapat e vështirë që duhet të ndërmerren nga të dyja palët. Serbia duhet të ndalojë së penguari Kosovën, të drejën e Kosovës për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare”, tha Chris Murphy në pranin e Osmanit.

“Dhe, siç e tha edha presidentja, Kosova ka marrë përkushtimin për t’u lejtuar komunave të bashkohen dhe të formojnë një Asociacion dhe mendoj se zotimet sipas asaj marrëveshje të realizohen sa më shpejtë të jetë e munduur. Patëm mundësitë të shkëmbejmë pikëpamjet e sinqerta për këto”.

Senatori amerikan tha se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe ShBA janë të fuqishme dhe të palëkundura. “Nuk është rastësi që udhëtimin tonë po e fillojmë në Kosovë. Kjo aleancë, kjo marrëdhënie dyshtetërore është e fuqishme, e qëndrueshme dhe është jetike. ShBA kur ka nevojë, thirrja e parë është te miqtë tanë në Kosovë”.

“Veç kësaj, jemi këtu edhe të sigurohemi që Shtetet e Bashkuara të Ameriksë do të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur Kosovën në një rrugëtimdrejt institucioneve translantike dhe Bashkimit Evropian”, tha ai.

Ndërkaq, Osmani, tha se Kosova të zbatojë të gjitha detyrimet që i ka ndërmarrë në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit.

“Sa i përket marrëveshjes në Bruksel dhe Ohrit, Kosova nuk do t’i ik detyrimeve të saj. Kosova do t’i zbatojë të gjitha detyrimet e saja që janë si rezultat i dialogut. Multietniciteti është vlerë e mishëruar në Kushtetutën tonë”, tha tutje Osmani.

Murphy, kaherë ka artikuluar qëndrimin amerikan se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë për bazë “njohjen e ndërsjellë të ekzistencës juridike”, gjë të cilën e ishte artikuluar edhe vitin e kaluar në vizitën e tij në rajon./Nacionale/

Lajme të ngjashme