Murati thotë se ka nënshkruar disa marrëveshje me vlerë prej 79 milionë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dalë më një shkrim në Facebook, ku ka renditur marrëveshjet të cilat i ka nënshkruar javën e kaluar.
Sipas ti, vlera e marrëveshjve që janë projekte zhvillmore është 79 milionë euro.
“Qeveria për Zhvillim!” – ka shkruar krejt në fund Murati.
Shkrimi i plotë i tij:
Java që po lëmë pas, ishte tejet e ngarkuar por edhe mjaft produktive sepse nënshkruam marrëveshje për projekte zhvillimore në vlerë prej 79 milionë euro, ku prej tyre:
+ 61 milionë euro me KfË Gjermane për Parkun Solar 100 MË në KEK, ku 32 milionë euro prej tyre janë grant nga ËBIF.
+ 9 milionë euro grant me qeverinë Zvicerane për rritjen e efikasitetit dhe efiçiencës në kompanitë rajonale të ujësjellësit.
+ 9 milionë euro grant nga fondet e BE-së me Bankën Botërore për përmirësimin dhe rehabilitimin e sistemeve të ujitjes për tokat bujqësore në Rrafshin e Dukagjinit.
Pra 50 milionë euro grante që nuk ka nevojë të kthehen, dhe 29 milionë euro kredi me kushte koncesionale.
Qeveria për Zhvillim!
