Murati me fjalë të mëdha: 1.5 miliardë euro u shtuan depozitat e ekonomive familjare gjatë qeverisjes tonë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, doli me një shkrim për “rritje githëpërfshirëse ekonomike” në vend, për çka pretendoi se ekonomive familjare u janë shtuar 1.5 miliardë euro.
Për Hekuran Muratit kjo është lajm i mirë, natyrisht duke mos e llogaritur që mbi 5 miliardë euro është vlera e kredive në sektorin bankar deri në muajin qershor të këtij viti.
“Për 4 vitet e fundit, depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51 miliardë euro, që krahasuar me 4 vitet paraprake gjatë qeverisjeve të kaluara është për 3-fish më e lartë”, shkroi Murati.
Postimi i plotë:
Depozitat e Ekonomive Familjare në valutën euro për herë të parë tejkalojnë shifrën 4 miliardë euro, sipas raportit të publikuar nga BQK për muajin gusht.
Siç mund të shihet edhe nga grafikoni më poshtë, ritmi i rritjes përshpejtohet në mënyrë të theksuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.
Për 4 vitet e fundit, depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51 miliardë euro, që krahasuar me 4 vitet paraprake gjatë qeverisjeve të kaluara është për 3-fish më e lartë.
Ky është tregues se rritja ekonomike është gjithëpërfshirëse e nuk po bëhet vetëm për biznese, por për të gjithë qytetarët. E kjo është gjë e mirë sepse duke pasur më shumë para, ekonomitë familjare blejnë më shumë, gjë që shton qarkullimin e bizneseve, e përfundimisht edhe nevojën për rritje të punësimit.
Ngjashëm edhe buxheti i shtetit, përderisa në të kaluarën shërbente për pasurimin e disave, tani orientohet për shtesat e lehonave, shtesat e fëmijëve, mbështetje për studentë e pensionistë, barna esenciale, mbështetje për bujqit, por edhe siguri e mbrojtje.
Qeveria për të gjithë![