MPJD: Në zonat e goditura nga tërmeti banonin tri familje nga Kosova dhe një ekip i mundjes
Rajoni i goditur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë është konfirmuar se përfshinte edhe tre familje nga Kosova. Ata banonin në rajonin që u dëmtua rëndë nga tërmeti 7.8 që goditi herët në 6 shkurt.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila ka thënë se përveç tyre aty kanë qenë edhe një grup mundësish kosovarë.
”Me qytetarët që kanë qenë atje në kohën e tërmetit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është në komunikim dhe e gatshme për t’i ndihmuar për kthim në Kosovë, apo në ndonjë formë tjetër”, kanë deklaruar nga MPJD-ja për këtë medium.