MPJD-ja e ndryshon strukturën e objektit, a i dha Komuna e Prishtinës leje për këtë ndryshim? - NACIONALE

MPJD-ja e ndryshon strukturën e objektit, a i dha Komuna e Prishtinës leje për këtë ndryshim?

1 vit më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) i ka filluar procedurat për fasadimin e objektit dhe rinovimet e tjera, mirëpo në vendim për lejimin e punimeve, i lëshuar nga Drejtoria e Urbanizimit e Komunës së Prishtinës, askund nuk përmendet që MPJD-ja mund t'i shtojë aneks-ndërtimi objektit aktual, që do ta ndryshonte gjendjen e objektit ekzistues. Ndërkohë, Nacionale e ka fotografuar gjendjen e tanishme të punimeve. Çka thuhet në lejen për zhvillim të punimeve që po kryehen nga ministria e udhëhequr nga Donika Gërvalla?

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e udhëhequr nga ministrja Donika Gërvalla, i ka filluar procedurat për fasadimin dhe rinovimin e objektit të kësaj ministre.

Nacionale e ka pyetur Komunën e Prishtinës nëse këto punime janë duke u kryer sipas vendimit për lejmimin e zhvillimit të punimeve, që është lëshuar nga ajo më 27 nëntor 2023

Në lejen e lëshuar nga Komuna parashihen rinovimi dhe punët që MPJD-ja lejohet t’i bëjë në objekt.

Pika II e vendimit për lejimin e zhvillimeve të punëve parasheh: "Punët e demolimit dhe pastrimit, Punët e rikonstruktimit dhe adaptimit”.

Ndërsa në punët e planifikuara që mund të bëhen, askund - aq sa kuptohet - nuk parashihet ndërtimi i ankesit shtesë pranë objektit ekzistues.

Ndërkaq, pika III e këtij vendimi thotë qartë që nuk duhet të cenohet gjendja ekzistuese e ndërtesës dhe nuk duhet të dëmtohet infrastruktura ekzistuese nën dhe mbi tokë.

III.Zhvillimi i punimeve te pershkruara ne piken II. te dispozitivit te ketij akti, duhet te behet nga ekipet profesionale, duke mos cenuar gjendjen ekzistuese te nderteses dhe duke mos demtuar infrastrukturen ekzistuese nen dhe mbi toke (me mbikeqyrje te profesionisteve te lemive perkatese), dhe sipas dokumentacionit ndertimor/projektit ideor te prezantuar,nga kompania projektuese "DEA GROUP", dhe i cili do te jete pjese perberese e ketij vendimi” – thuhet në vendimin e Komunës së Prishtinës.

Gjithashtu, vendimi për lejim të punimeve parasheh që çdo punë që bëhet jashtë kësaj leje do të cilësohet si ilegale.

VI. Nese kerkuesi nuk i permbahet ketij vendimi/pelqimi, dhe kryen punime tjera nga ato te pershkruara ne piken I. te dispozitivit te ketij akti, ky vendim/pelqim pushon se vlejturi, ndersa punimet do te trajtohen ilegale” – thuhet në pikën gjashtë të vendimit.

Po ashtu, ndërtimi i këtij ankesi e pamundëson edhe lidhjen e Sheshit “Zahiri Pajaziti” përmes objektit të Hotelit “Grand”, siç edhe mund të shihet në fotografi.

Pra, mbetet e paqartë nëse leja e lëshuar nga Komuna lejon aneks ndërtimi, teksa pika III e këtij vendimi parasheh që nuk duhet cenuar gjendja ekzistuese.

Komuna e Prishtinës e kishte arsyetuar vendimin për dhënien e lejes për lejimin e punimeve duke thënë se “është konstatuar se punimet ndertimore per te cilat eshte kerkuar lejimi i zhvillimit te tyre, nuk trajtohen ndertim e as rindertim, kryesisht, jane punime per mirembajtjen e nderteses, me qellim te kthimit te njesive te nderteses te katit Perdhese, Mezaninit, dhe Katit te gjashte ne kushte te pranueshme te punes duke here riperteritjen apo rregullimin e hapsirave (kthinave) te nderteses, pa e cenuar autenticitetin e dukjes dhe origjinalitetin e nderteses ekzistuese.

Ndërkohë, më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi se si ka qenë objekti dikur dhe si duket tash, gjatë punimeve.

Fotografitë janë shkrepur nga fotografi i Nacionales, Visar Kadrolli.

Gjendja dikur e objektit të MPJD-së.

Lajme të ngjashme