Mozaiku i Adem Jasharit me 800 ushtarë: Flet artisti që e krijoi
Artisti Besart Gashi ka realizuar së bashku me 800 ushtarë të FSK-së, portretin e komandantit legjendar Adem Jashari.
Ai ka zgjedhur që ky realizim të kryhet në ditët e epopesë së UÇK-së.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Besarti ka treguar detajet nga realizimi i portretit, duke theksuar se ushtarët nuk ishin në dijeni të asaj që po ndodhte. Sipas tij, kur ata janë njoftuar në fund, janë emocionuar pafund dhe kanë nisur të këndojnë këngën “Mora fjalë”.