Molliqaj dorëzon në Kuvend kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj sot ka mbajtur aktivitet afër Kuvendit të Kosovës, ku edhe kanë dorëzuar kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ai në një konferencë për media ka thënë se këtë aktivitet e kanë bërë për të kundërshtuar Dhomat e Specializuara në Hagë.
Molliqaj ka thënë se kur krimet ndjekën vetëm në një anë, ajo nuk ka të bëjë me drejtësi por ka të bëjë me padrejtësi. Andaj ata thonë se duan që të ndërrojnë dhe ta kthejnë në një gjykatë që sjellë drejtësi.
“Sot ju kemi drejtu të gjithë deputetëve të parlamentit të Kosovës, përjashto ata të listës Serbska, për t'u bërë pjesë e grupit i cili do të duhej të ndërtohej nga deputetët e parlamentit të Kosovës për të filluar amandementimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Ne konsiderojmë dy nene shumë problematike, të cilat nuk janë në përputhje me ligjin Ndërkombëtar për Krime Luftë dhe as me konventat nddërkombëtare. Njëri ka të bëjë me kompetencën lëndore që trajton subjektin e ndjekjes nga kjo Gjykatë e që është trajtimi prej kësaj baze të nenit të 6 ku ndjeken vetëm krimet e UÇK-së. ne besojmë që kur krimet ndjekën në një anë, ajo nuk ka të bëjë me drejtësi por ka të bëjë me padrejtësi. Duam ta ndërrojmë ta kthejmë në një gjykatë që sjellë drejtësi”, ka thënë Molliqaj.
Ai tutje përmes këtij aktiviteti u ka bërë thirrje edhe deputetëve të Kosovës, duke treguar se të shtunën do të protestojnë masivisht nëpër sheshet e Prishtinës.
“Më lejoni që sot të ju bëjë ftesë të gjithë deputetëve edhe përmes mediave, që të jenë në nivelin e dëyrës, sepse ata janë përfaqësues të popullit të Kosovës. Të shtunën do të jemi masivisht në sheshet e Prishtinës për të treguar se të gjithë jemi kundër kësaj”, ka thënë tutje Molliqaj.

