Molliqaj: Shihemi në protestë, së bashku me Shoqatat e dalura nga lufta - NACIONALE

Molliqaj: Shihemi në protestë, së bashku me Shoqatat e dalura nga lufta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Social Demokrate, përmes një shkrimi në Facebook, ka paralajmëruar protestë, së bashku me Shoqatat e dalura nga lufta.

ë bashku me Shoqatat e dalura nga lufta

Molliqaj ka shkruar se përpjekja për drejtësi e barazi i ka bashkuar përsëri Shoqatat e dalura nga lufta, duke shtuar se ata nuk iu nënshturan kohës, dhe se përsëri do të dalin kundër shtypjes, anipse në rrethana të reja.

Shihemi në protestë” është fraza e fundit që Molliqaj ka shkruar në statusin e tij.

Statusi i plotë i Molliqajt:

Shoqatat e dalura nga lufta përsëri i bashkon përpjekja për drejtësi e barazi. Sepse janë të munguara. Janë të mohuara. Ai/ajo nuk iu nënshtruan kohës. Përsëri kundër shtypjes, por sot në rrethana të reja, protestojnë për drejtësi. Nuk kishte si të jetë ndryshe.

I falenderojmë përzemërsisht! Shihemi në protestë!

Lajme të ngjashme