Misioni i BE-së po vazhdon monitorimin e numërimit të votave: Vëzhguesit i kemi në mbarë Kosovën
Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, ka bërë të ditur se vëzhguesit e këtij misioni janë të vendosur në tërë vendin.
Përmes një postimi në Twitter, nga misioni i BE-së kanë thënë se vëzhguesit janë duke raportuar në mënyrë të vazhdueshme tek ekipi qendror i misionit mbi procesin e numërimit të votave.
“Të vendosur në mbarë Kosovën, vëzhguesit tanë afatgjatë vazhdojnë të ofrojnë përditësime të vazhdueshme për ekipin kryesor të misionit për procesin e rinumërimit. Vëzhgimi i numërimit të votave është një aspekt i rëndësishëm i një misioni vëzhgues të zgjedhjeve të BE-së.” – thuhet në njoftim.
Based across #Kosovo, our long-term observers continue to provide constant updates to the mission's core team on the recounting process.
— EU EOM Kosovo 2025 (@EUEOMKosovo2025) February 14, 2025
Observing the counting of votes is an important aspect of an #EU #election observation mission.#electionobservation #EUEOM #VoteCounting pic.twitter.com/6nM0iLKtxf