Ministrja serbe: E mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, s'jemi neutralë - NACIONALE

Ministrja serbe: E mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, s'jemi neutralë

3 vjet më parë

nga Rea Sefa

Ministrja e Serbisë për Integrime Evropiane, Tanja Mishçeviq, tha se Serbia nuk është politikisht neutrale në lidhje me luftën në Ukrainë, por është neutrale thjesht ushtarakisht.

Ajo shtoi se Serbia vazhdimisht shpreh mbështetjë për integritetin territorial të Ukrainë, raporton Kosovo Online.

Duhet thënë se lidershipi kosovar, kryesuar nga Albin Kurti, nuk e ka parë madje as si neutral pozicionin e Serbisë duke e denoncuar për afërsinë me Rusinë. Duhet thënë që Serbia ende nuk i ka vënë sanksione Rusisë, ashtu si të gjitha vendet e rajonit tonë.

"Votimi në Asamblenë e Përgjithshme me rastin e përvjetorit të fillimit të luftës është një tjetër tregues i tillë, dhe dërgimi i djeshëm i pajisjeve për restaurimin e elektroenergjetikës është mbështetje absolute për qytetarët. Ne gjithmonë e shpjegojmë atë me faktin se e dimë se çfarë do të thotë një sistem i shkatërruar elektrik, sepse ne si qytetarë i mbijetuam, edhe pse jo në minus 20 si në Ukrainë, dhe empatia jonë është më e madhe për shkak të kësaj”- u shpreh Mishçeviq.

Në Serbi ka pasur edhe të tjera zhvillime sa i përket përvjetorit të bombardimeve të NATO-s.

Në seancën e Komisionit të Parlamentit të Serbisë për Integrime Evropiane, ku prezantoi raportin për negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE gjatë presidencës së Republikës Çeke, në periudhën korrik-dhjetor 2022, i cili u pranua nga ai organ parlamentar, ministrja Mishçeviq tutje tha se Serbia është i vetmi vend në rajon që e ka dërguar atë pajisje, edhe pse i gjithë rajoni i ka në pronësi.

“Ne po monitorojmë vazhdimisht, jemi në kontakt me ambasadën e Ukrainës dhe përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian, cilat janë të gjitha nevojat humanitare të këtij lloji”- tha ministrja.

Lajme të ngjashme