Mirena: Kurti t'i përgjigjet xhematit se çfarë do të bëjë me veriun
Analisti, Ilir Mirena ka shkruar duke e kritikuar Kryeministrin Albin Kurti.
Sipas një shkrimi në Facebook, ai e quajti Kryeministrin Kurti si ‘Gjeniu i 51 përqindshit’ e që tha se duhet me iu sqaru disa gjëra qytetarëve lidhur me situatën e krijuar në veri.
Ai i ka listuar disa nga pyetjet në të cilën sipas tij, qytetarët kanë interes t’i dijnë.
Mirena gjithashtu tha se Kurti duhet të i'u tregojë qytetarëve më shumë lidhur me këtë gjendje të shkaktuar përfshirë këtu se çka do të bëhet me policët që hoqën uniformat, a do të vazhdohet që ata të paguhen, policët, pos uniformave a i dorëzuan edhe armët, çka mëndon që të bëjë me veriun si dhe disa pyetje të tjera.
“51 përqindeshi yt e meriton me ua sqaru këto çështje. Të tjerët i dijnë përgjigjiet në secilën prej këtyre pyetjeve - haber s’keni çka keni me ba më tutje”, përfundon postimi i tij.
Postimi i plotë i tij:
Gjeniu i 51 përqindëshit, Kurti, është mirë me ia sqaru xhematit t’vet disa gjëra, psh për fillim t’u përgjigjet atyre në këto pyetje:
- Çka bëhet me policët që hoqën uniformat?
- A do t’vazhdohet që ata të paguhen?
- Policët, pos uniformave a i dorëzuan edhe armet?
- Çka e ka ndërmend me ba me veriun?
- Si e ka ndërmend me e integru atë pjesë të Kosovës? Me dhunë, me polici, me ushtri, me brigada vullnetarësh? Apo, me negociata dhe Zajednicë?
- Çka e ka ndërmend me ba me dikasterët qeveritare në Prishtinë qe i mbante Lista Serbe?
- Cili është plani me procesu në Kuvend? Tash, janë minus 10 deputet të pozitës në Kuvend?
- A do t’paguhen zyrtarët e Listës Serbe dhe krejt policët dhe shërbyesit civil të komunitetit serb që u larguan nga institucionet e Kosovës?
- Çka do të bëhet me komunat veriore, a do t’shpallen zgjedhjet lokale në to?
- Çfarë e ka ndërmend të bëjë me kërkesat e ShBA-së dhe BE-së për çeshtje të dialogut?… etj, etj…
51 përqindeshi yt e meriton me ua sqaru këto çështje. Të tjerët i dijnë përgjigjiet në secilën prej këtyre pyetjeve - haber s’keni çka keni me ba më tutje…