Ministria e Gërvallës paguan kurse që disa diplomatë ta mësojnë anglishten si nxënësit e fillores - NACIONALE

Ministria e Gërvallës paguan kurse që disa diplomatë ta mësojnë anglishten si nxënësit e fillores

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Duket se Donika Gërvalla po bën përpjekje përmes Ministrisë së Jashtme që t’ua mësojë njohuritë elementare në gjuhën angleze... atyre që me gjasë, do të duhej t’i kishin.

Portali Demokracia ka njoftuar se udhëheqësit e disa departamenteve në Ministrinë e Jashtme po kryejnë kurse për të mësuar “Present perfect” (koha e tashme e kryer) dhe “Past simple” (e kryer e thjeshtë).

Këto mësime zakonisht mësohen në klasët e ciklit fillor, madje edhe në shkollat e Republikës së Kosovës.

Sipas portalit të lartcekur, diplomatët që janë përfshirë në këto mësime janë: Rahip Zejnullahu (udhëheqës i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme), Besim Berisha (udhëheqës i divizionit për Planifikim të Politikave), Hamdi Bërbatovci (Drejtor i Auditimit të MPJD-së), Vigan Berisha (Drejtor i Burimeve Njerëzore);
Besim Berisha - Udhëheqës i Divizionit për Planifikim dhe Hartim të Politikave), Elbasane Berisha-Kryeziu etj.

“Përveç “Present Perfect dhe “Past Simple”, diplomatët e privilegjuar po sfidohen edhe me “Present Simple (të tashmen) dhe “Present Continuous” (e tashmja e vazhduar).”

Për fat të keq, nuk dihet shuma e parave që po paguhet për këta diplomatë që ta mësojnë një pjesë bazike të gjuhës angleze përmes kursit.

Lajme të ngjashme